Gjellëra
Pasul (fasule)
Është një gatim tradicional shqiptar, i shijshëm dhe pa kosto të lartë.
• 0.5 kg pasul (fasule)
• 1 qepë
• 2 speca
• 1 domate
• 1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyen, margarinë apo buter)
• 1 lugë gjelle kripë
• 1 lugë gjelle biber të kuq
Përgatitja:
Pasulin (fasulen) me pak ujë e ziejmë për 15 min. Atë ujë e derdhim dhe ia shtojmë 2 litra ujë të nxehtë.
Tenxheren me pasul (fasule) e lëmë në temperaturë të ulët 2 – 3 orë.
Qepën e grirë e kavërdisim në yndyrë, pastaj ia shtojmë specat e grirë dhe domaten e copëtuar imët.
Të gjitha i fërgojmë për afro 15 minuta, mandej ia shtojmë një lugë biber të kuq dhe 1- 2 kupa ujë nga pasuli (fasulja) i zier.
Fërgesën më qepë, spec, domate dhe biber të kuqë ia shtojmë pasulit (fasules) të zier, të cilit paraprakisht i kemi shtuar një lugë gjelle kripë dhe ashtu e lëmë 15 minuta në temperaturë minimale.
Ju bëftë mirë !
Të ngjashme
Të tjera nga Gjellëra
E-Diaspora
-
Veshalla e Tetovës mirëpret mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon” Fshati i Veshallës në Malësinë e Tetovës sot u mbush me jetë, ngjyra dhe emocione, teksa...
-
Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura
-
Shqiptarët në Maqedoni të përjashtuar nga anketa zyrtare për diasporën
-
NZZ shkruan për ambasadorin e Kosovës në Bern, Mentor Latifin
-
Kujdes bashkatdhetarë: Shkeljet në trafik në Kosovë mund t’ju kushtojnë edhe në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Atraksionet që mbartin më shumë sasi rreziku Djegie, mavijosje dhe madje edhe vdekje: objektet e atraksioneve verore tërheqin shumë familje në Zvicër çdo...
-
Sondazhi: Ja çfarë e bën Zvicrën të veçantë
-
Mbi 10,000 njerëz në mes të shiut, morën pjesë në Paradën e Liqenit të Gjenevës
-
Shi i rrëmbyeshëm në Zvicër: 160 raportime në Aargau, situatë e tensionuar në Glarus
-
Turistë të rinj, shqetësime të vjetra: Luzern nën presion