Fun
Politikani ekstremist gjerman: “Kur të vi në pushtet, do t`i heq numrat arabë”!
"Po, zoti Faust, pritni vetëm deri sa unë të bëhem kryebashkiak, dhe do të shihni se unë do ta ndryshoj këtë, ashtu që do të vendosen numra normalë"
Gjatë një debati të zhvilluar në Vöcklingen të landit gjerman Saarland, kandidati për kryebashkiak nga partia e ekstremit të djathtë NPD ka bërë një gaf me të cilin ka ngjallur qeshje dhe shpotitje te publiku, shkruan bento.de.
Otfried Best, kështu quhet kandidati në fjalë ka rënë në kurthin e një anëtari të partisë satirike “Die Partei” (një variant i “Partisë së Fortë”, nga Kosova), transmeton albinfo.ch. Ai në pyetjen e tij kishte konstatuar se “shumë shtëpi në qytet kanë numra arabë, prandaj a nuk është kjo shenjë e mbizotërimit të të huajve që po e kërcënon Gjermaninë?
Dhe, Best, krejt seriozisht, i përgjigjet personit që e kishte vënë në lojë: “Po, zoti Faust, pritni vetëm deri sa unë të bëhem kryebashkiak, dhe do të shihni se unë do ta ndryshoj këtë, ashtu që do të vendosen numra normalë”, përcjell albinfo.ch. Kandidati për kryebashkiak kështu e ka huqur një njohuri themelore që duhet ta ketë secili fillorist, se si “numra arabë” njihen numrat që në gjithë botën janë të zakonshëm, pra numrat 0-9.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve












