Bota
Shkrirja e akullnajës zbulon kufomën e shndërruar në mumie
Mendohet se këto mumie bëjnë pjesë në mesin e viktimave nga rrëzimi i dy aeroplanëve në këtë regjion që kanë ndodhur në vitin 1950 dhe 1966
Shkrirja e akullnajave që vjen si rezultat i ngrohjes globale sjell herë pas here gjetje interesante. Kështu në një akullnajë (gleçer) të shkrirë në Mont Blanc, një aventurist francez Daniel Roche ka hasur në mbetjet e mumifikuara mortore të një njeriu. Mes tjerash ai ka gjetur një dorë dhe pjesë të kofshës të shndërruara në mumie, shkruan spiegelonline.de.
Mendohet se këto mumie bëjnë pjesë në mesin e viktimave nga rrëzimi i dy aeroplanëve në këtë regjion. Njëri ka ndodhur në vitin 1950 dhe tjetri në vitin 1966. Bëhet fjalë për aeroplanët e Air India, transmeton albinfi.ch. Në aksidentin e parë kishin humbur jetën 48 veta e në të dytin 117.
Hulumtuesi amator Roche bën prej 15 vitesh kërkime të mbetjeve të viktimave në akullnaja. Ndërsa ngrohja e klimës bën që këto të gjenden gjithnjë më shpesh. Vetëm dy javë më parë, në një gleçer në Zvicër janë gjetur kufomat e një çifti zviceran, të mbytur para 75 vitesh.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











