Sport
Tradhtar nëse luan me Kosovën, Shqipërinë dhe Zvicrën
“Tradhtar je kur luan për Shqipërinë, tradhtar kur luan për Kosovën, tradhtar kur luan për Zvicrën”, deklaroi Migjen Basha
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka folur për çështjen shumë të ndjeshme për futbollistët shqiptarë se për cilën Përfaqësuese duhet të luajnë.
Basha ka thënë se zgjedhjet janë personale, derisa për tifozë do të jesh tradhtar pa marr parasysh për kë luan, shkruan albinfo.ch.
“Nuk dua të flas fare për këtë temë pasi në çdo rast këtu del tradhtar. Tradhtar je kur luan për Shqipërinë, tradhtar kur luan për Kosovën, tradhtar kur luan për Zvicrën. Nuk ia vlen të bisedohet për këtë temë. Zgjedhja e kujtdo është personale dhe i urojmë suksese të gjithëve”, ka thënë futbollisti kosovar në konferencë për shtyp.
Ai ka shtuar se nuk ka marrë ftesë nga Kosova, por sigurisht do ta refuzonte. “Nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por edhe nëse do të merrja do ta refuzoja. Unë kam pritur 3 vjet e gjysmë për të luajtur me Shqipërinë dhe nuk do të ishte normale të largohesha. Objektivi im ka qenë gjithnjë Shqipëria”, deklaroi mesfushori i Barit.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026















