Shkurt.ch
Zvicra i shpall luftë pa kompromis punës në të zezë
Thelbi i ndryshimit të ligjit qëndron në ndalimin e “trikut të pastrueses së shtëpisë” që praktikohjnë punëdhënësit për t`i ikur pagesës së taksave
Autoritetet kantonale të kontrollit duhet të kenë në dispozicion instrumente më efikase për luftimin e punës “në të zezë”. Këshilli Federal ka vendosur të mërkrën që Ligji i Rishkuar Federal kundër punës në të zezë të hyjë në fuqi më 1 janar 2018, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Federal.
Ndryshimet në këtë ligj kanë për synim përmirësimin e bashkëpunimit gjegjësisht këmbimit të të dhënave në mes të autoriteteve të ndryshme kur kanë të bëjnë me punën në të zezë, shkruan albinfo.ch. Kështu, sipas ligjit të rishikuar, informatat mbi dyshimet për punë në të zezë duhet të adresohen sikur te organet e ndihmës sociale, ashtu edhe te ato të regjistrimit të banorëve dhe te doganat.
Po ashtu, do të njoftohen reciprokisht autoritetet e ndryshme në rastet kur bëhet ndonjë shkelje e Kontratës së Përgjithshme obligative të punës (GAV).
Thelbi i ndryshimit të ligjit qëndron në ndalimin e “trikut të pastrueses” që praktikohet për t`i ikur pagesës së taksave.
Në vitin 2008 qe vendosur një procedurë e thjeshtësuar përmes të cilës do të regjistroheshin pagat dhe kontributet e fondit pensional edhe për ekonomitë familjare. Me këtë procedurë pritej të pengohej puna në të zezë në ekonomitë private familjare. Por ndërkohë Këshilli Federal ka konstatuar se kjo procedurë është shfrytëzuar edhe për të nxjerrë favore nga tatimet. Për këtë arsye, në ligjin e rishikuar procedurat ashpërsohen. Nga procedurat në fjalë do të përjashtohen kompanitë e kapitalit, kooperativat dhe bashkëshortë/et që punojnë në ndërmarrje të përbashkëta ashtu si dhe fëmijët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"...
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Zvicër
-
Qeveria planifikon ndihma për banim edhe për pensionistët e invaliditetit Këshilli Federal i propozon Parlamentit ndryshimin e ligjit përkatës për barazimin e pensionistëve IV me pensionistët...
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën