Shqiperia
79 raste të reja dhe tri viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 79 raste të reja, tri viktima dhe 69 të shëruar nga COVID-19.
Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, gjatë deklaratës për shtyp sot informoi rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar. Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnjë, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë”, bëri të ditur Cami, përcjell albinfo.ch.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë. Deri më tash në Shqipëri ka pasur 41.199 testime, pozitivë janë 5.276 persona, 2.952 janë shëruar, 2167 raste janë ende aktive dhe 157 persona kanë përfunduar me fatalitet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Dua Lipa reagon për vrasjet në Gaza Këngëtarja shqiptare me famë botërore shqiptare, Dua Lipa, ka bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në...
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin
-
Bukuresht: Koncert madhështor nga sopranoja Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani
-
Ramë Dardania, me ekspozitë në Pragë
-
Oficerë shqiptarë që shërbejnë dhe kontribuojnë në sigurinë e Nju-Jorkut
Jeta në Zvicër
-
Kuota e azilit promovon ndërtimin e banesave të përballueshme në komunat e Cyrihut Kuota më e lartë e azilit po ngarkon komunat e Cyrihut. Nga korriku, të gjithë duhet...
-
Studimi: Nisma e reduktimit të primeve shëndetësore është në rrugën e gabuar
-
Posta zvicerane do të mbyllë 170 zyra postare
-
A do të kenë të drejtën e votës emigrantët në Gjenevë?
-
Borxhi i sigurimeve shëndetësore të Zvicrës, më i larti ndonjëherë