Shqipëria
Mbërrin avioni turk me ndihma
Një avion më ndihma nga Turqia ka mbërritur këtë të martë në aeroportin “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për çadra, krevate portative dhe batanije për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Ambasadori i Turqisë në Tiranë tha se qeveria e tij është në pritje të përcaktimit të vendimit dhe kohës për të nisur rindërtimin e 500 banesave, siç premtoi presidenti Erdogan.
“Sikundër edhe e dini, angazhimin e presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 shtëpive, një përfaqësi e administrimit të banesave në Turqi ka kontaktuar me qeverinë dhe kemi nisur punën për të konkretizuar ndihmën tonë. Mbasi të vendoset ku do të ndërtohet, ne jemi të gatshëm për të filluar punën në terren me qëllim ofrimin e një shtëpie të qëndrueshme të gjithë familjeve të prekura”, tha ai.
Ndihmat e sjella nga Turqia pritet të shpërndahen kryesisht në komunitetet rurale, të cilat refuzojnë të largohen nga banesat e tyre.
Turqia ishte një ndër vendet e para që solli ekspertët e kërkim-shpëtimit pas tërmetit, ndërsa më pas vijoi edhe me ndihma materiale dhe humanitare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI Humb drejtimin në Torre, vdes një adoleshent... -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027













