Lajme
Rënie 31% e kërkesave për azil në BE
Kjo ulje e konsiderueshme prej 31 për qind reflekton impaktin e pandemisë së COVID-19 dhe masat e urgjencës, të tilla si kufizimet e qarkullimit”
Kërkesat për azil në BE kanë shënuar një rënie prej 31 për qind në vitin 2020, duke arritur nivelin më të ulët që prej 2013, kryesisht për shkak të kufizimeve të qarkullimit lidhur me pandeminë, ka bërë të ditur sot Zyra evropiane e Azilit (EASO).
Sipas të dhënave nga kjo agjenci, që mbështetet në 27 vende të BE-së, përfshirë Norvegjinë dhe Zvicrën, 461.300 kërkesa janë depozituar në vitin 2020, në raport me 671.200 një vit më parë.
Kjo ulje e konsiderueshme prej 31 për qind reflekton impaktin e pandemisë së COVID-19 dhe masat e urgjencës, të tilla si kufizimet e qarkullimit”, theksoi EASO në një komunikatë.
Rreth 4% e dosjeve në 2020 janë depozituar nga azilkërkuesit e paraqitur si minorenë të pashoqëruar, një rritje prej 1 për qind në raport me një vit më parë.
Vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve mbeten të pandryshuara. Sirianët janë ata që kanë paraqitur më shumë aplikime 64.540 (-9% krahasuar me 2019) dhe përfaqësojnë 14% të kërkesave. Më pas vijnë afganët me 48.578 kërkesa (-16%), venezuelasit 30.643 (-32%), kolumbianët 29,438 (-9%) dhe irakianët 18.167 (-40%).
“Pavarësisht nga pandemia, autoritetet kombëtare të ngarkuara me shqyrtimin e kërkesave të azilit kanë mbajtur pothuajse të njëjtin nivel të vendimeve të shkallës së parë si në vitin 2019”, sipas agjencisë.
E-Diaspora
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër













