Lajme
Tentuan të hedhin gaz lotsjellës, u arrestuan 12 persona
Policia e Kosovës ka arrestuar 12 qytetarë të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe tentuan ta bëjnë këtë, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit
Të paktën dymbëdhjetë qytetarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë hedhur gaz lotsjellës apo kanë tentuar ta bëjnë këtë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashimi Thaçi. Po ashtu raportohet për një polic të lënduar gjatë këtij aksioni.
”Në rrugën “Agim Ramadani”, në rrugën “Bajram Kelmendi” dhe në disa lokacione tjera në atë perimetër, persona të dyshuar kanë hedhur gaz lotsjellës, me qëllim të pengimit të ceremonisë, e cila është realizuar pa probleme sipas planifikimeve dhe protokollit të paraparë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësitet policore, thuhet se kanë reaguar menjëherë dhe disa nga të dyshuarit janë gjetur dhe janë ndaluar, në tentativë duke u përpjekur të hedhin gaz lotsjellës, “përderisa një zyrtar policor ka pësuar djegie në dorë gjatë përpjekjeve për të parandaluar veprimet e kundërligjshme të personave të dyshuar”.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saj ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, ku personat e dyshuar të involvuar në këto veprime joligjore janë arrestuar, përderisa në stacion policor për intervistim janë shoqëruar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Në cilësi të provave materiale polica thotë të ketë konfiskuar disa copë mbetje të gazit lotsjellës të përdorur, katër copë gazi lotsjellës të papërdorur, tri shkrepësa si dhe një mjet për hedhje të gazit lotsjellës, të cilat janë gjetur tek disa nga personat e dyshuar. Për të arrestuarit pritet raste gjyqësore.
Ndryshe, Hashim Thaçi zyrtarisht u inaugurua sot president i katërt i Republikës së Kosovës. Ai u zgjedh president në një seancë plenare një muaj më parë, me tensione, gaz lotsjellës dhe protesta në rrugë, që u organizuan nga opozita. Kjo e fundit është kundër zgjedhjes së Thaçit, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike










