Maqedonia
1.9 milionë franga zvicerane për deponinë në rajonin e Pollogut në Maqedoni
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Sadullah Duraku dhe zëvëndësambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stephan Tomadzhan kanë nënshkruar kontratën për projektin “Menaxhimi me mbeturina në rajonin e Pollogut”.
Marrëveshja ofron asistencë teknike dhe financiare për rindërtimin dhe standardizimin e deponisë rajonale në rajonin e Rusinës. Projekti kap vlerën 1,900,000 franga dhe duhet të përfundojë deri në qershor 2020, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja e nënshkruar do të sigurojë përgatitjen e dokumentacionit të duhur dhe rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve komunale në rajon.
Deponia e Rusinës në të ardhmen do të kënaqte të gjitha standardet moderne për ruajtjen dhe riciklimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut. Projekti është menduar për të kapërcyer problemin me paraqitjen e deponive ilegale në rajon, si dhe një nga faktorët më të rëndësishëm që rrisin rrezikun e përmbytjeve në rajon.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte pjesë e ngjarjes për të promovuar projektin për të zvogëluar rrezikun e përmbytjeve në rajonin e Pollogut, ku mori pjesë kryetarja e këshillit të rajonit të Pollogut, Teuta Arifi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Louisa Vinton.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?













