Lajme
1 milion euro për ndërmarrësit e rinj kosovarë
USAID ka ofruar 296 grante të vola, në vlerë 1 milion €, për t’iu ndihmuar të rinjve të fillojnë dhe të mbajnë biznesin. 25 për qind e granteve iu janë dedikuar femrave
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila dhe drejtoresha e USAID në Kosovë, Maureen A. Shauket, nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi me qëllim të mbështetjes, zhvillimit dhe promovimit të ndërmarrësve të rinj. Për t’i mbështetur këta ndërmarrës USAID ka ndarë më shumë se 1 milion €.
Me anë të kësaj marrëveshje, sipas MTI-s, do të organizohet Panairi i Ndërmarrësve të Rinj, përfitues të skemës së granteve të USAID, “Ndërmarrësit e Rinj” (YoungEntrepreneurs) ku do të jenë pjesëmarrës mbi 290 ndërmarrës.
“Ky panair do t’u japë mundësi të rinjve që të ekspozohen përballë bizneseve të ndryshme kosovare, duke shkëmbyer ide dhe duke përfituar nga eksperienca e bizneseve ekzistuese”, theksoi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Më tutje, ajo përmendi iniciativat e ministrisë të cilën e udhëheq është duke ndërmarrë në vazhdimësi për ndërmarrësinë, siç është hapja e Qendrës Inovative në Gjakovë, grante për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, skema voucher që do t’u mundësojë bizneseve ekzistuese të përfitojnë pa pagesë këshilla dhe trajnime.
“Besoj fuqishëm se zhvillimin i ndërmarësisë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, posaçërisht mbështetja e femrave në ndërmarrësi mbetet një nga prioritetet e mia në politikë”, deklaroi Kusari – Lila.
Ndërkaq, drejtoresha e USAID, Maureen A. Shauket tha se panairi do të ofrojë mundësi për ndërmarrësit e rinj të shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë udhëzime dhe mentorim nga liderët e biznesit.
“USAID ka ofruar 296 grante të vola, në vlerë në më shumë se një milion euro, për të asistuar të rinjtë të fillojnë dhe të mbajnë biznesin. 25 për qind e granteve iu janë dedikuar femrave dhe 19 për qind prej granteve janë ofruar për minoritete”, deklaroi ajo.
USAID ka ndihmuar në vijimësi zhvillimin infrastrukturor, institucional dhe bisnesor të Kosovës. Ndihmat e tyre janë të llojeve të ndryshme, ndërsa nuk ka qytetarë në Kosovë që nuk e ka ndjerë ndihmën dhe investimin e saj, në rrugë, shkolla, ndërmarrësi, bujqësi etj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













