Lajme
1 milion vaksina shtesë për Austrinë
Deri në fund të qershorit, Bashkimi Evropian do të pranoj edhe 50 milion doza të tjera të vaksinave Biontech.
Shefja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Bruksel se prodhuesit Biontech dhe Pfizer deri në fund të qershorit dëshirojnë të shpërndajnë 50 milionë doza shtesë të vaksinës kundër koronës.
Me këtë rast, Austria do të përfitojë edhe një milion doza shtesë të vaksinës në tremujorin e dytë, raporton albinfo.at.
Von der Leyen tha se në tremujorin e dytë, pra nga prilli deri në qershor, një total prej 250 milionë doza vaksinash nga Biontech dhe Pfizer do të hyjnë në BE. Vaksinat do të shpërndahet në 27 vendet e BE-së, dhe kjo do të bëhet sipas proporcionit të popullsisë.
“Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, më informoi se Austria do të marrë rreth një milion doza shtesë të vaksinës nga Biontech dhe Pfizer në tremujorin e dytë”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz. “Kjo do të thotë që ne mund të përshpejtojmë edhe më tej orarin e vaksinimit dhe të vaksinojmë 500,000 njerëz edhe më shpejt. Kjo mundësi do të na shpëtojë punën dhe jetën”, tha Kurz.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












