Kosova
10 mijë persona hynë në Shqipëri nga Kosova gjatë 24 orëve të fundit
Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë edhe familje nga Bullgaria.
“Po shkoj për Vitin e Ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri”, thotë për ABC News një qytetar nga Bullgaria.
Me familjen po vij nga Bullgaria për të festuar Vitin e Ri në Shqipëri, në Tiranë. Gëzuar!”
Përmes pikës kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9.300.
Ky shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të Ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet, do vizitojë të afërmit në Tiranë.
Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganorë të Morinës pa kontrolle.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











