Kosova
10 raste të reja me Covid në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2,288 mostrave.
Sipas raportit, në 24 orët paraprake nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga virusi, kurse janë shëruar edhe pesë pacientë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 319 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 3,236 vaksina kundër COVID-19.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë 1,633,364 doza të vaksinës.
Deri të mërkurën, më 8 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 768,814 qytetarë.
Ndryshe, Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur të martën, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga e enjtja (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













