Fun
100 forma të Trumpit, bazuar në postimet e tij
Boucq dhe bashkautorja Vanessa Duhamel e shkruan librin “Trump në 100 tweets”, bazuar në shpërthimet e tij kur bëhej fjalë për ndërmarrjet e tij, fushatën dhe qëndrimet ndaj liderëve të tjerë botërorë.
Artisti francez, Francois Boucq, ia ka dërguar një dhuratë presidentit amerikan. Libri është komik dhe në të janë 100 vizatime që paraqesin Donald Trumpin, bazuar në 100 postimet e tij në Twitter.
Trump, i cili ka rreth 50 milionë ndjekës në Twitter, është i njohur për postimet e tij shpesh banale, të cilat shkaktojnë edhe grindje diplomatike.
Boucq dhe bashkautorja Vanessa Duhamel e shkruan librin “Trump në 100 tweets”, bazuar në shpërthimet e tij kur bëhej fjalë për ndërmarrjet e tij, fushatën dhe qëndrimet ndaj liderëve të tjerë botërorë.
Para se të dërgonin një kopje në Uashington, Boucq e kishte falënderuar me një pusullë presidentin, duke i thënë se pa të ky libër s’do të bëhej.
Vizatimet origjinale po ashtu janë ekspozuar në galerinë “Huberty & Breyne” në Paris, e cila është nikoqire e punës retrospektive të Boucq, në të cilin ka vizatime politike në media, por edhe disa albume. Përpos Trumpit, vizatime ka edhe me liderë të tjerë, sikurse presidenti rus apo verikorean dhe artistët mendojnë që edhe atyre t’ua dërgojnë nga një kopje. Libri do të publikohet më 7 mars.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen Një valë tjetër e zgjatur e nxehtësisë në Zvicër parashikohet për javën e ardhshme ... -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve -
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore -
Një zgjidhje e mundshme nga Zvicra “për të qetësuar” SHBA-në











