Botërori 2026
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate
Formula fituese e Yakinit, me Xhakën në krye, vazhdon të japë rezultate
Fitorja 2:0 konfirmoi edhe një herë se zgjedhjet e trajnerit Murat Yakin dhe udhëheqja e kapitenit Granit Xhaka po e çojnë Zvicrën drejt suksesit në Botëror, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Zvicrës vazhdoi paraqitjet bindëse në Botërorin e futbollit, duke mposhtur Algjerinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të së premtes sipas kohës evropiane. Me këtë fitore, helvetikët siguruan kualifikimin në fazën e 1/8 së finales.
Edhe një herë, trajneri Murat Yakin i qëndroi besnik formulës që i kishte sjellë sukses në fazën e grupeve, pa bërë ndryshime të mëdha në formacion. Vendimi i tij për ta rikthyer Denis Zakarian në krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Luca Jaquez, rezultoi një nga lëvizjet më të goditura të ndeshjes.
Zakaria zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke qenë i sigurt në mbrojtje dhe aktiv në ndërtimin e aksioneve, çka e bëri një nga lojtarët më të spikatur të sfidës. Katërshja mbrojtëse, e përbërë nga Ricardo Rodriguez, Nico Elvedi, Manuel Akanji dhe Denis Zakaria, funksionoi në mënyrë të shkëlqyer përpara portierit Gregor Kobel, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit.
Në mesfushë, si zakonisht, ritmin e lojës e diktuan kapiteni Granit Xhaka dhe Remo Freuler. Me përvojën dhe qetësinë e tij, Xhaka vazhdoi të ishte lideri i ekipit, duke udhëhequr skuadrën si në aspektin taktik, ashtu edhe në atë emocional.
Në sulm, Breel Embolo ishte pika kryesore e ofensivës, i mbështetur nga Dan Ndoye dhe Ruben Vargas në krahë, ndërsa Johan Manzambi ruajti vendin në formacionin titullar pas paraqitjeve mbresëlënëse në ndeshjet e fundit.
Fitorja ndaj Algjerisë është një tjetër dëshmi se formula e ndërtuar nga Murat Yakin po funksionon në mënyrë ideale. Me një mbrojtje solide, një mesfushë të organizuar dhe një sulm gjithnjë e më të rrezikshëm, Zvicra hyn në fazën e eliminimit direkt me besim të madh dhe me ambicie për të vazhduar rrugëtimin në Botëror. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë -
Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës












