Kosova

Plagosja e katërfishtë në Podujevë: Policia sekuestron arsenal armësh

Kosovë - Plagosja e katërfishtë në Podujevë: Policia sekuestron katër kallashnikovë dhe qindra fishekë

Një operacion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e një arsenali armësh në Podujevë, ku janë konfiskuar katër pushkë automatike AK-47, nëntë karikatorë dhe 262 fishekë, ndërsa një person është dërguar në mbajtje, përcjell albinfo.ch.

Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania

Sipas raportit të Policisë, hetimet kanë nisur më 25 qershor 2026, pas pranimit të informatave për rastin. Gjatë kontrollit të një porosie të dërguar përmes një agjencioni turistik, policia gjeti dhe sekuestroi katër pushkë automatike AK-47, nëntë karikatorë, 262 fishekë si dhe dy dritare plastike.

Veprimet hetimore vazhduan edhe më 2 korrik, kur u shoqëruan për intervistim dy shtetas të Kosovës. Me urdhër të prokurorit u bastis edhe një shtëpi, ku u gjetën dhe u sekuestruan tri pjesë të një arme AK-47 dhe një kondak pushke prej druri.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Albinfo.ch