Botërori 2026

VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë

Golat dhe rastet më të mira të ndeshjes Zvicër – Algjeri.

Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Algjerinë me rezultat 2:0 në një ndeshje të dominuar nga helvetikët.

Kapiteni Granit Xhaka udhëhoqi skuadrën drejt një tjetër suksesi në skenën më të madhe të futbollit, ndërsa Breel Embolo dhe Dan Ndoye realizuan golat e fitores, transmeton albinfo.ch.

Ndiqni më poshtë golat dhe rastet më të mira të ndeshjes Zvicër – Algjeri

Embolo zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të, ndërsa Ndoye dyfishoi epërsinë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, duke vulosur triumfin e Zvicrës.

Me këtë fitore, Zvicra vazhdon ecurinë pozitive në Botëror dhe siguron kalimin në fazën me eliminim direkt, ku synon të thyejë “mallkimin” e edicioneve të fundit, pasi në tre Kampionatet Botërore të fundit kishte mbetur në 1/8 e finales./Albinfo.ch