Lajme
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit
Sot, në kantonin e Cyrihut, kanë nisur zyrtarisht punimet për një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Zvicër – zgjerimin e linjës hekurudhore midis Cyrihut dhe Winterthurit.
Në qendër të projektit është ndërtimi i Tunelit të Brüttenit, rreth 9 kilometra i gjatë, i cili synon të lehtësojë një nga pikat më të ngarkuara të rrjetit hekurudhor zviceran.
Me ceremoninë e fillimit të punimeve në Bassersdorf, të enjten, qeveria federale, kantoni i Cyrihut dhe Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) shënuan zyrtarisht nisjen e projektit. Qeveria federale po investon rreth 3.3 miliardë franga zvicerane në këtë ndërtim.
Linja Cyrih–Winterthur është një nga më të ngarkuarat në Zvicër, me rreth 670 trena dhe afërsisht 120,000 pasagjerë në ditë. Aktualisht, linja është e mbingarkuar në mënyrë kronike.
Për të zgjidhur këtë problem, SBB po e zgjeron rrjetin në mënyrë të konsiderueshme: linja do të kalojë në katër binarë, do të ndërtohet Tuneli i Brüttenit dhe do të modernizohen shumë stacione dhe rrugë për biçikleta. Në të ardhmen pritet që kapaciteti të rritet deri në 30%.
Në ceremoninë e fillimit morën pjesë zyrtarë të lartë, të cilët e cilësuan projektin si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e transportit publik në vend. Këshilltari federal Albert Rösti e përshkroi si “një projekt shumë të madh dhe të rëndësishëm”. Drejtori kantonal Martin Neukom e quajti zgjerimin “një bypass në zemër të rrjetit të transportit publik të Zvicrës”. Ndërsa drejtori ekzekutiv i SBB-së, Vincent Ducrot, tha se bëhet fjalë për “një projekt superlativ”, duke theksuar se çdo ditë ndërtimi kushton rreth një milion franga.
Kritika për financimin
Pavarësisht investimeve federale, ka edhe kritika nga kantoni i Cyrihut. Sipas drejtoreshës së ekonomisë Carmen Walker Späh, fondet aktuale nuk janë të mjaftueshme, pasi nuk përfshijnë të gjitha shpenzimet shtesë të infrastrukturës, si zgjerimi i platformave në stacione.
Nga ana tjetër, Këshilltari federal Albert Rösti është shprehur i befasuar nga kritikat, duke theksuar se federata planifikon të investojë rreth 9 miliardë franga në infrastrukturën e transportit publik në Cyrih gjatë 15 viteve të ardhshme – më shumë se në çdo kanton tjetër.
Efektet dhe afatet
Megjithëse punimet sapo kanë nisur, përfitimet për udhëtarët do të ndihen gradualisht. Projekti pritet të zgjasë rreth 10 vite.
Tuneli i Brüttenit planifikohet të hapet në vitin 2037, ndërsa disa pjesë të projektit do të përfundojnë më herët. Ndryshimet e para në orarin e trenave priten që në dhjetor 2026.
Ndikimi për banorët
SBB paralajmëron se ndërtimi do të sjellë zhurmë, pluhur dhe punime gjatë natës, veçanërisht në zonat pranë linjës hekurudhore. Megjithatë, shërbimi i trenave do të mbahet kryesisht i pandërprerë, ndonëse me disa kufizime të përkohshme
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë -
Zvicra rikthen shërbimin ushtarak për klerikët fetarë












