Kosova

Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë

Të lënduarit, të moshës 25 deri në 35 vjeç, po trajtohen në Klinikën Emergjente. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është e rëndë, por stabile.

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në qendër të Podujevës. Të lënduarit janë transportuar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se dy nga të plagosurit janë mërgimtarë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se katër të plagosurit janë të moshës 25 deri në 35 vjeç dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Ai theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, por stabile, pavarësisht plagëve të marra nga armët e zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në incident./Albinfo.ch

 

Lajmi në përditësim…