Botërori 2026
Spanja mposht bindshëm Austrinë dhe siguron kualifikimin
Spanja ka siguruar një fitore të merituar me rezultat 3:0 ndaj Austrisë në fazën e 1/32-ës së finales së Kupës së Botës 2026, duke avancuar në raundin e 1/16-ës.
Sulmuesi Mikel Oyarzabal ishte protagonisti i ndeshjes me dy gola, ndërsa Pedro Porro realizoi golin tjetër për spanjollët, të cilët dominuan takimin nga fillimi deri në fund.
Spanja krijoi raste të shumta dhe fillimisht mendoi se kishte kaluar në epërsi pas golit të Marc Cucurellas në minutën e 30-të, por goli u anulua për shkak të një ndërhyrjeje ndaj portierit austriak Alexander Schlager gjatë ekzekutimit të këndores.
Epërsia erdhi në minutën e 36-të, kur Cucurella asistoi për Oyarzabalin, i cili shënoi me qetësi për rezultatin 1:0.
Në pjesën e dytë, përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, aktivizoi Marko Arnautovicin dhe Sasa Kalajdzicin në përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Kalajdzic krijoi një rast të mirë me kokë, ndërsa Arnautovic pati një përplasje me portierin spanjoll Unai Simón, por Austria nuk arriti të rrezikojë seriozisht.
Në minutën e 66-të, Pedro Porro realizoi golin e dytë me kokë, duke vulosur praktikisht fitoren e Spanjës. Ndërkohë, në minutën e 89-të, Oyarzabal shënoi golin e tij të dytë personal për rezultatin përfundimtar 3:0.
Spanja mund të kishte fituar edhe më thellë, pasi Lamine Yamal dhe Álex Baena patën raste të mira për të shënuar, por u ndalën nga portieri Schlager dhe shtylla.
Me këtë sukses, Spanja regjistroi ndeshjen e katërt radhazi pa pësuar gol në këtë Kupë Bote dhe siguroi kualifikimin në fazën e 1/16-ës së finales. Gjithashtu, kjo është fitorja e parë e spanjollëve në një ndeshje me eliminim direkt të Kupës së Botës pas 16 vitesh.
Në fazën e ardhshme, Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë














