Botërori 2026
Portugalia eliminon Kroacinë pas një drame me VAR, Ronaldo shënon dhe dërgon ekipin në çerekfinale
Cristiano Ronaldo realizoi nga penalltia, ndërsa Gonçalo Ramos vulosi përmbysjen 2-1. Kroacia shënoi në minutën e 90+13, por goli u anulua nga VAR-i.
Portugalia ka siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 2-1 në një përballje dramatike, të mbushur me emocione, gola të anuluar dhe ndërhyrje të VAR-it, përcjell albinfo.ch.
Kroacia kaloi në epërsi në minutën e 53-të, kur Ivan Perišić finalizoi një aksion të ndërtuar nga Luka Modrić, duke mposhtur portierin Diogo Costa.
Portugezët reaguan menjëherë, ndërsa loja u karakterizua nga disa momente të diskutueshme. Fillimisht u anulua një gol i Igor Matanović për Kroacinë, ndërsa më pas edhe një gol i Cristiano Ronaldos u anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 61-të, Rafael Leão goditi traversën, duke paralajmëruar barazimin. Pak minuta më vonë, pas një ndërhyrjeje ndaj Renato Veigas në zonë dhe rishikimit të VAR-it, Portugalia fitoi penallti.
Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 68-të.
Portugalia vazhdoi presionin dhe arriti përmbysjen falë golit të Gonçalo Ramos, i cili shënoi për 2-1 dhe siguroi kualifikimin.
Në minutën e 90+13, Kroacia mendoi se kishte barazuar rezultatin në 2-2, por pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Portugalia avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Spanjën në një nga sfidat më të forta të këtij edicioni të Kupës së Botës./Albinfo.ch.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë













