Sport

100 më të mirët e topit

Messi mbi të gjithë tjerët

Me një listë prestigjioze prej 239 personazhesh nga 63 vende të botës, gazeta britanike The Guardian ka zgjedhur edhe futbollistët më të mirë të viti.

Në një klasifikim të përpiluar edhe me ndihmën e ish-lojtarëve të njohur, si Dimitar Berbatov, Falcão dhe Daniele Massaro, tabloidi britanik renditi më të mirët e topit, duke vënë në olimpin e futbollit argjentinasin Lionel Mesi. Argjentinasi çudibërës i Barcelonës që fitoi Topin e Artë merr me meritë edhe kupolën e The Guardian.

Sulmuesi i formacionit katalanas cilësohet mes radhëve të çmimit motivues si një ndërtues loje dhe jo vetëm shënues. Lionel ishte shënuesi më i mirë në Europë dhe po kështu dhe në Champions. Ndoshta askush nuk ka luajtur më parë si Mesi, kurrë në histori”, thuhet në gazetën britanike.

Shumëkush e cilëson thjesht si mbrojtësin më të mirë në botë, por virxhin Van Dajk është një lider, një inspirues dhe nuk ka rivalë në lojën në ajër. Holandezi i Liverpulit mbajti një repart të tërë në fushatën që i dha Champions, ndihmoi Portokallinjtë që të shkojnë në finalen e Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.

Ai ishte pretendent deri në fund për Topin e Artë, por nuk mundi t’ia rrëmbejë Mesit, ndërsa vlerësimet erdhën nga Anglia si lojtari më i mirë sezonal, çmim krejt i kuptueshëm. I treti në listën e The Guardian është Sadio Mane’ senegalezi i Liverpulit që ishte dhe më konsistenti në fushatën për kampion Europe. Ai ndërton shtëpi në vendlindje, ngre shkolla dhe bën projekte bamirëse pa fund, ndërsa në vendlindje e cilësojnë dhe hero që çoi ekipin në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ronaldo mbetet jashtë podiumit virtual, por askush nuk mund të thotë që për portugezin ishte një vit i dështuar. Magjitë nga java në javë po rikonfirmohen si në Europë ashtu dhe në serinë A, njësoj si fluturimi befasues në golin e fundit ndaj Sampdoria.