E-Diaspora
100 policë në ndjekje të kontrabanduesve me punëtorë shqiptarë
Personi i ndaluar dyshohet të ketë punësuar punëtorë shqiptarë të cilët nuk kishin leje pune, bën të ditur Policia Federale
Gjatë kontrollimeve të bëra me urdhëresën e Prokurorisë Publike Stralsund të martën është ndaluar përkohësisht në Baden-Baden një perosn i dyshuar për kontrabandim me njerëz, shkruan welt.de. 100 pjesëtarë të Policisë Federale dhe të Administratës Federale të Doganave kanë bërë bastisjen e një numri objektesh, nëpër landin Baden-Württembergm, mes të cilave edhe një kantier ndërtimi.
Personi i ndaluar dyshohet të ketë punësuar punëtorë shqiptarë të cilët nuk kishin leje pune, bën të ditur Policia Federale.
Policët në Baden-Baden gjetën dy shqiptarë të punësuar ilegalisht dhe konfiskuan dëshmi të shumta si dokumente identifikimi, pajisje kompjuterike për mbajtjen e të dhënave etj, transmeton albinfo.ch.
Hetuesit, në fund të marsit kishin bërë bastisje me dyshimin për kontrabandim me njerëz në kantiere të ndryshme ndërtimi si në Prora në ishullin Rügen ashtu dhe në objekte banimi e biznesi në Binz, Lauterbach, Lüssow dhe Hamburg. Gjatë këtyre hetimeve ata kishin hasur në njëmbëdhjetë shtetas shqiptarë të cilët po punon dhe po banonin pa leje në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Me atë rast zyrtarët siguruan indicie edhe për një kantier tjetër në Baden-Baden, të dyshuar për punësim të punëtorëve ilegalë.
Bazuar në të dhënat e mëparshme, që në vitin 2018 është bërë identifikimi i katër personave kryesorë të dyshuar për këtë veprimtari të kundërligjshme. Ata akuzohen veç tjerash se shqiptarëve të kontrabanduar nuk ua paguanin paratë për punën e tyre dhe i kanë shpërdoruar ato. Ata dyshoheshin po ashtu se për shtetasit shqiptarë të ardhur ilegalisht në Gjermani kanë organizuar qëndrimin dhe gjetjen e punës ilegale me qëllim shfrytëzimi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”












