Bota
100 vjet nga prodhimi i tankut të parë
Tanku i parë, ai britanik, i konstruktuar më 15 shtator 1916 është quajtur “Mark 1”, ndërsa ai i francezëve, i konstruktuar shumë shpejt pas tij , mbante emrin “Renault”
Më 15 shtator ka qenë “ditëlindja” e 100-të e tankut. Në atë ditë të vitit 1916, derisa Lufta e Parë Botërore ishte në kulmin e saj, “e pa dritën” për herë të parë automjeti i blinduar me rrotë zinxhiri, shkruan nzz.ch. Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe ndërsa konstruksioni i ri është përhapur pastaj shpejt edhe te francezët dhe në kampin kundërshtar, te austrohungarezët e gjermanët. Këta të fundit u inkuadruan më vonë në garën e prodhimit të tankeve por e përsosën atë në periudhën në mes të dy luftërave botërore.
Tanku i parë, ai britanik është quajtur “Mark 1”, ndërsa ai i francezëve, i konstruktuar shumë shpejt pas tij , mbante emrin “Renault”.
“Mark1” vërtet ishte befasi e pakëndshme për kampin gjerman në vitin e largët 1916, përcjell albinfo.ch. Por shumëçka nuk funksionoi mirë atëbotë, si lidhjet në mes të tankeve etj., kështu që përdorimi i parë nuk doli ndonjë ndërmarrje shumë e suksesshme. Veç tjerash problem ishte edhe pamundësia e këmbësorisë për të mbrojtur terrenin që e fitonte tanku!
Por shkëlqimin e vërtetë tanku do ta përjetojë vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 25 vite më vonë.
Nevoja që gjatë zhvillimit të luftimeve armët të jenë efektive dhe në të njëjtën kohë të evitohet rreziku i lëndimit të atij që sulmon, është e vjetër aq sa edhe njerëzimi dhe luftërat e tij. Romakët zbuluan mburojë dhe karrocën e luftës ndërsa kalorësit e mesjetës “kalin e blinduar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa Leonardo Da Vinçi nga fundi i shekullit të pesëmbëdhjetë pati zbuluar “kambanën e blinduar” për t`i shtyrë luftëtarët në kampin e kundërshtarëve duke u siguruar mbrojtje.
Mirëpo është dashur të pritet fillimi i shekullit 20 që kjo ide e lashtë e njerëzimit të gjente një zgjidhje më optimale. Pra, vetëm në epokën industriale u bë e mundur që me motorin me ndezje të brendshme dhe me rrotat zinxhirore të sigurohet fuqia e nevojshme që kolosët e blinduar të mund të ecin edhe në terrenet e vështira.
Ideja për një armë të tillë të blinduar efektive ishte promovuar më së shumti nga Winston Churchill, i cili ishte komandant i Marinës. Është kurioz fakti se perandori austrohungarez, me rastin e një prezantimi demonstrues të tankut e kishte hedhur poshtë përdorimin e tij, me arsyetimin se me zhurmën që bën “do t`i trembë kuajt”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












