Shkurt.ch
100 vjet të Chevrolet-it, në vendlindjen e tij
Në La Chaux-de-Fonds, para 133 vitesh ka lindur njeriu me mbiemrin që më vonë është bërë sinonim i veturave luksoze: Chevrolet
Qyteti i vogël zviceran La Chaux-de-Fonds, i njohur me shumë për industrinë e orëve, ka edhe një argument tjetër për t`u krenuar. Në këtë qytet, para 133 vitesh ka lindur njeriu me mbiemrin që më vonë është bërë sinonim i veturave luksoze: Chevrolet.
Ndërsa këto ditë janë mbushur 100 vjet nga dita kur ka filluar të marrë udhën marka e njohur e veturave “Chevrolet”. Pikërisht në shenjë të këtij 100 vjetori qytetarët e La Chaux-de-Fonds kanë organizuar një parakalim të veturave të vjetra të këtij tipi.
Modele të stërvjetra, të viteve 1914 e deri te ato të vitit 1952, gjithsej 1057 sish, kanë kënaqur kureshtjen e qytetarëve që kishin dalë të shikonin këtë spektakël të rrallë.
Krahas parakalimit të veturave, gjatë vikendit që kaloi në shenjë të këtij 100 vjetori janë mbajtur edhe koncerte, ekspozita etj.
Luis Chevrolet kishte lindur në vitin 1878 në La Chaux-de-Fonds. Në vitin 1900 ai shkon në Montreal e mandej në Nju Jork, ku e konstrukton motorin e tij të parë.
Ndërsa në vitin 1911 së bashku me partnerin William Durant themelon kompaninë Chevrolet Motor Car Company në Detroit. Në vitin 1941 Chevrolet vdes në po këtë qytet. Ndërsa mbiemri i tij bëhet edhe më i famshëm pas vdekjes së tij.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











