Lajme
10,087 infeksione të reja në Zvicër dhe 244 vdekje
Sot, më 28 dhjetor, BAG raportoi mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në katër ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) raportoi 10,087 infeksione të reja me koronavirus nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit gjatë periudhës festive.
Numri i testeve të kryera është 82,600. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 12.2 për qind.
BAG gjithashtu raporton 244 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. Ndërkohë 482 persona u shtruan në spital.
Për krahasim: të hënën e kaluar norma e pozitivitetit ishte 10.7 për qind. Në atë kohë, 10,002 infeksione të reja me koronavirus u raportuan gjatë fundjavës (brenda tre ditësh). Numri i testeve të kryera ishte 93,453. Në atë kohë, FOPH raportoi 201 vdekje të reja dhe 391 shtrime në spital. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













