Lajme
109 vjet shtet, shqiptarët festojnë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
Shqiptarët anekënd botës sot festojnë 28 Nëntorin, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
109 vjet më parë, në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës etj.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.
Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri













