Shqipëria
11% e kosovarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit
Kosova ishte e vetmja në rajon që kishte përqindjen me të ulët të familjeve që nuk mund të kalojnë pushime për një javë në vit
Referuar një ankete nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin ekonomikisht një javë pushime në vit (shih tabelën bashkëngjitur), përcjell albinfo.ch.
Në fakt, thuhet se kjo përqindje ishte më e lartë se mesatarja rajonale (38%), por Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin një përqindje më të lartë të popullsisë që konfirmoi se nuk mund të bënte pushime vjetore, përkatësisht me 45 dhe 50%.
Vlen të theksohet se Kosova ishte e vetmja në rajon që kishte përqindjen me të ulët të familjeve, vetëm 11% e tyre që nuk mund të përballonin pushime një javë në vit.
Ndërkohë në Ballkan, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në anketë nuk e dinë nëse do të shkojnë me pushime (69%), pak më pak se një e treta e qytetarëve (31%) tashmë kanë planifikuar udhëtimin e tyre për vitin 2021. Rreth 10% po planifikojnë të udhëtojnë në natyrë ose udhëtim aventure, 9% e tyre planifikojnë të vizitojnë qytete të reja, dhe 6% të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre.
Numri më i madh i pjesëmarrësve, të cilët nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë me pushime gjatë vitit 2021 janë në Serbi (88%), më pas Shqipëria me 84%, ndërsa në anën tjetër të medaljes qëndron Kosova, e cila ka regjistruar numrin më të ulët të të anketuarve që nuk e dinë nëse ata do të shkojnë me pushime këtë vit, duke arritur kështu në 30% të të gjithë popullsisë së saj.
Kosova gjithashtu ka përqindjen më të madhe të individëve që planifikojnë të vizitojnë qytete të reja (30%) dhe qytetarëve që kanë planifikuar të bëjnë një udhëtim aventure (20%), ndërsa të anketuarit nga Mali i Zi (13%) planifikojnë për të vizituar miqtë dhe familjen e tyre në 2021.
Rajoni vazhdon të bëhet gjithnjë e më i hapur për mbërritjet nga komuniteti i Ballkanit Perëndimor, me 42% të të anketuarve tani që mbështesin migrimin e brendshëm nga një ekonomi tjetër rajonale.
Anketa e këtij viti gjithashtu sheh një rënie me 5 pikë në rangun e të anketuarve që janë armiqësorë (10%). Në përgjithësi, që nga viti 2016, numri i pjesëmarrësve në sondazh që mbështesin ardhjet rajonale është rritur me 14 pikë dhe përfaqëson një zhvillim premtues në migrimin rajonal.
Shqipëria është ekonomia më mikpritëse e rajonit me 49% të të anketuarve që mbështesin migrimin e ardhur nga brenda rajonit. Ndërkohë, Mali i Zi regjistron një rënie prej 22 pikësh në numrin e pjesëmarrësve që janë të hapur për ardhje të reja, duke kërcyer kështu nga epiteti i ekonomisë më mikpritëse të rajonit në atë më jokomunikuese të rajonit (duke përbërë 36% të popullsisë, nga 58% në 2019).
Serbia dhe Kosova kanë përqendrimin më të madh të të anketuarve neutralë në Ballkanin Perëndimor, të dy me 46%. Megjithëse u vu re një preferencë e vogël për turistët nga pjesët e tjera të botës, ekziston një përqindje në rritje e qytetarëve të rajonit që mbështesin më shumë vizitorë nga brenda rajonit./Monitor
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër














