Shkurt.ch
11 ish ministra federalë, me manifest kundër “Iniciativës”
Është përpiluar një manifest kundër iniciativës të cilin e kanë nënshkruar 11 nga gjithsej 18 ish anëtarët ende të gjallë të Qeverisë Federale të Zvicrës
Rezistenca kundër iniciativës së SVP/UDC-së për “zbatim të dëbimit të të huajve kriminelë” është më e madhja në historinë e re të inicativave popullore në Zvicër. Këtë e ka konstatuar edhe Christoph Blocher, ideologu dhe ish kryetari i SVP-së.
Kështu, janë themeluar dhe aktivizuar gjithandej komitete dhe grupacione tjera në baza partiake, shoqërore, profesionale, nga ekonomia etj. që të luftojnë kundër inicativës, në favor të të cilës duket se ka mbetur vetëm SVP-ja. Megjithatë, në sondazhet e ndryshme del se iniciatorët kanë ende një epërsi, ndonëse jo të madhe, ndaj kundërshtarëve.
Së fundi ka bërë bujë një manifest kundër iniciativës të cilin e kanë nënshkruar 11 nga gjithsej 18 ish anëtarët ende të gjallë të Qeverisë Federale të Zvicrës, bën të ditur srf.
Me këtë rast ish ministri nga FDP/PLR, Pascal Couchepin citohet të ketë thënë se Iniciativa vë në lojë ose rrezikon shumëçka të arritur në Zvicër. Ndërsa ish ministri tjetër, nga SP/PS, Moritz Leuenberger ka tërhequr vërejtjen se “kështu po hidhen poshtë parimet e rëndësishme të demokracisë sonë të drejtpërderejtë. Prandaj jam ndjerë i detyruar të aktivizohem”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, 273 ish parlamentarë dhe pjesëtarë të sotëm të Parlamentot Nacional kanë nënshkruar tashmë manifestin e titulluar “Parlamentarët kudnër Iniciativës për zbatim”.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












