Tematike
Rriten për 11,000 franga pagat e ministrave federalë
Me vendimin për përshtatjen e të ardhurave me koston e jetesës, pagat e tyre do të rriten me 11,000 franga, duke arritur në 486,000 franga

Inflacioni i këtij viti në Zvicër është më i larti në 30 vjetët e fundit. Kjo ka shkaktuar, sigurisht, rritje të larta të pagave, transmeton albinfo.ch. Kështu, për shkak të shtrenjtimeve masive vjetore në Zvicër, pagat e këshilltarëve federalë do të rriten sërish vitin e ardhshëm.
Megjithatë, Ueli Maurer (ish-ministri, tani i dorëhequr) ka këmbëngulur që inflacioni vjetor i parashikuar prej tre për qind nuk duhet të kompensohet plotësisht për shkak të situatës së buxhetit federal. Kështu, pagat e Këshillit Federal nuk do të rriten me plot tre për qind, por vetëm me 2.5 për qind.
Vitin e kaluar, këshilltarët federalë kanë fituar secili pothuajse 457,000 franga bruto, shkruan 20minuten.ch. Me vendimin për përshtatjen e të ardhurave me koston e jetesës, të vendosur në dhjetor, pagat e tyre do të rriten me 11,000 franga duke arritur në 486,000 franga vitin e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Presidenti Federal do të marrë edhe 12 mijë franga të tjera, ndërsa të gjithë këshilltarët federalë do të marrin gjithashtu një kompensim shpenzimesh prej 30 mijë frangash.
Sindikata flet për rritjen më të lartë të pagave në 20 vjet
Edhe pas mandatit të tyre, këshilltarët federalë nuk ngelen keq: ata marrin gjysmën e pagës si pension për jetën e tyre.
Pagat qeveritare po përshtaten gjithashtu edhe në nivel kantonesh. Këtu, megjithatë përshtatja në fjalë, në disa kantone është vetëm në masën 1.5 për qind, përcjell albinfo.ch. E veçantë është rritja e pagave në kantonin Basel-Stadt. Këtu, vetëm kategoritë me paga më të ulëta marrin pagat me përshtatjen e plotë të kostos së jetesës, ndërsa atyre me paga më të larta pagat do t’u rriten vetëm me 65 për qind të inflacionit.
Sindikatat kishin kërkuar rritje të pagave prej katër deri në pesë për qind, por në fund edhe atyre ju desh të kënaqeshin me 2.5 për qind. Sindikata Travail Suisse thotë se bëhet fjalë për rritjen më të lartë të pagave në 20 vjet.
E-Diaspora
-
Këto janë Personalitetet e Vitit 2023, të zgjedhura nga albinfo.ch Sport: Granit Xhaka, Politikë: Ylfete Fanaj, Islam Alijaj, Biznes: Labinot Haxhaj, Kulturë: Fisnik Maksvel dhe Mjekësi/Shkencë:...
-
Ambasadori Nano, me veshje kombëtare paraqitet para Trupit Diplomatik në Zvicër
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Gjermani
-
“The Sun” shkruan se Rita Ora kthehet në Kosovë për një projekt të ri larg muzikës
-
Sot varroset shqiptarja nga Suedia, reagon Pacolli: U vra në mënyrë mizore
Jeta në Zvicër
-
Vala aktuale e Covid në Zvicër do të promovojë imunitet të përforcuar kolektiv Rastet me Covid-19 janë sërish në rritje. Nga pikëpamja e mbrojtjes kolektive imune, sipas Presidentit të...
-
Zug: Pothuajse gjysma e pensionistëve janë milionerë
-
Varfëria në kantonin jugor të Zvicrës në rritje: një në katër në rrezik
-
Zvicër dhe Gjermania: Trafiku hekurudhor është prekur edhe sot për shkak të fillimit të dimrit
-
Rekord i ri i bllokimit të trafikut po shfaqet në Gotthard