Botërori 2026

Zvicra kundër Algjerisë

Tashmë janë konfirmuar të gjitha 16 përballjet e fazës tjetër

Tashmë janë konfirmuar të gjitha ciftet e fazës së ardhshme.

Zvicra do të përballet me Algjerinë, shkruan albinfo.ch.

Një skenar i ngjashëm është edhe mes Portugalisë dhe Spanjës. Në rast se eliminojnë respektivisht Kroacinë dhe Austrinë, dy gjigantët iberikë do të ndeshen mes tyre në një duel që premton spektakël.

Në këtë fazë spikat edhe sfida SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë, Maroku përballë Holandës, si dhe dueli mes Zvicrës dhe Algjerisë, që u kualifikua si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Nga ana tjetër, Argjentina duket se ka përfituar nga një short më i favorshëm. Kampionët e botës do të përballen fillimisht me Kepin e Gjelbër, ndërsa nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, rruga drejt gjysmëfinales duket më e hapur se për rivalët e tjerë.

Çiftet e plota të fazës së 1/32-ve:

Gjermani – Paraguai

Francë – Suedi

Afrika e Jugut – Kanada

Holandë – Marok

Portugali – Kroaci

Spanjë – Austri

SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë

Belgjikë – Senegal

Brazil – Japoni

Irlandë – Norvegji

Meksikë – Ekuador

Angli – RD Kongo

Argjentinë – Kepi i Gjelbër

Australi – Egjipt

Zvicër – Algjeri

Kolumbi – Gana