Shkurt.ch
11 kandidatë për ekzekutivin e Gjenevës
Në raundin e parë, socialdemokratët dhe të gjelbrit, që tradicionalisht mbizotërojnë politikën gjenevase, patën shënuar debakël
Pasi që në raundin e parë, të mbajtur më 6 tetor asnjëri nga kandidatët për qeverinë e Kantonit nuk kishin arritur shumicën absolute, nesër, (e diele) më 10 nëntor mbahet raundi i dytë, ku marrin pjesë 11 kandidatë. Në raundin e parë ishin 29 sish.
Më 6 tetor ka pasur një rrëshqitje të ndjeshme nga e djathta, me ç`rast pikërisht përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare të Gjenevës (MCG), një lëvizje populiste e djathtë, kishin shënuar rezultatet më të mira. Ndërsa socialdemokratët dhe sidomos të gjelbrit, që tradicionalisht mbizotërojnë politikën gjenevase, patën shënuar debakël. Në 6 vendet e para nuk bënte pjesë asnjë nga kandidatët e majtë.
Socialdemokratët marrin pjesë me kandidatët Anne Emery-Torracinta dhe Thierry Apotheloz. Bashkësia e të majtës “”Ensemble à gauche” nuk dërgon kësaj here asnjë kandidat. Ndersa deputeti nacional nga të gjelbrit, Antonio Hodgers do të kandidojë edhe njëherë.
Partitë FDP (PLR) dhe CVP (PDC) dërgojnë së bashku pesë kandidatë për ekzekutivin e kantonit. Ndërsa MCG dhe SVP/UDC shkojnë në raundin e dytë me treshen e përbashkët: Mauro Poggia, Eric Stauffer (nga MCG) dhe Celine Amaudruz (SVP/UDC).
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











