CH-Ballkani
11 nëntori, afati i fundit për regjistrimin e votuesve në diasporë
Deri më tani, sipas mediave të Shkupit, përmes aplikacionit online në internet janë paraqitur rreth 3.300 votues nga diaspora
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të cilët nuk ndodhen në regjistrin zgjedhor, e që kryesisht banojnë jashtë vendit, të paraqiten qoftë në mënyrë elektronike ose fizikisht në zyrat e Komisionit, për ta rregulluar statusin e votuesit, transmeton albinfo.ch.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është duke punuar në regjistrimin e votuesve që jetojnë jashtë vendit, duke verifikuar regjistrat dhe regjistrimin e votuesve të diskutueshëm.
Deri më tani, sipas mediave të Shkupit, përmes aplikacionit online në internet janë paraqitur rreth 3.300 votues nga diaspora.
Janë rreth 30 mijë shtetas të Maqedonisë, të cilët janë lënë jashtë regjistrit zgjedhor.
11 nëntori është afati i fundit për regjistrimin e votuesve, të cilët jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të votojnë për zgjedhjen e tre deputetëve në njësinë e shtatë që mbulon diasporën.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












