Lajme
12 shtatori, Festa e re në pritje Zvicër që do të kushtojë shumë
Këshilli Kombëtar ka nisur një mocion për ta kthyer në festë zyrtare ditën kur u nënshkrua kushtetuta e parë federale, përcjellë albinfo.ch.
Sipas mocionit kërkohet që 12 shtatori të kujtojë këtë datë të vitit 1848, kur u prezantua për herë të parë Kushtetuta Federale moderne dhe ka kaluar ne Këshillin Kombëtarë javën e kaluar.
12 shtatori shpallet festë zyrtare nëse ky mocion merr mbështetjen e Këshillit të Shteteve. Ky miratim do të kthente po ashtu 12 shtatorin në ditë pushimi, shkruan 20 minuten.
NZZ ka llogaritur se sa e shtrenjtë do të jetë një festë e tillë.
Restorantet, kinematë ose hekurudhat malore mund të përfitojnë nga një pushim shtesë. Sepse më pak kohë pune do të thotë më shumë kohë e lirë. Megjithatë, tregtia me pakicë nuk do të përfitonte, pasi ka një ndalim të gjerë për hapjen e dyqaneve të dielave dhe festave publike.
Sipas NZZ-së, orët e punës reduktohen deri në 0.5 për qind sipas “llogaritjes së librezës së qumështit” për punonjësit që punojnë me kohë të plotë.
Duke supozuar se prodhimi ekonomik është rreth 800 miliardë franga në vit, kjo rezulton në një humbje deri në katër miliardë franga, përcjellë albinfo.ch.
Meqenëse festa e re publike do të binte vetëm në një ditë pune “të vërtetë” pesë nga shtatë vjet, kostot vjetore do të ishin mesatarisht rreth 600 milionë franga për një periudhë afatgjatë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










