Kosova
12 viktima dhe 641 raste të reja në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore
Është bërë e ditur se në 24 orët e fundit shënuan një kapërcim të frikshëm të shifrave të pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Vendi fqinj shënoi 12 të vdekur e 641 raste të reja, të dhëna këto alarmuese që dëshmojnë qartë se vala e dytë e sëmundjes po jep me forcë efektet e saj, përcjell albifo.ch.
Bilanci shqetësues vjen në kohën kur në vend hynë në fuqi masat e reja kufizuese për mbrojtjen nga koronavirusi, e që kryesisht kanë të bëjnë me transportin publik, restorantet dhe administratën publike.
Vendimi i qeverisë parashikon që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia. Qeveria la në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e shikuesve.
Ndërkohë, nuk ka ende marrëveshje mes partive për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje. Këto masa nuk mund të miratohen pa mbështjen e opozitës, meqë shumica parlamentare nuk i ka votat e mjaftueshme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













