Lajme
12-vjeçares i njihet inteligjenca më e lartë se e Ajnshtajnit
Një vajzë 12-vjeçare është pranuar në Mensa, një shoqatë ndërkombëtare për njerëzit me dhunti, e themeluar në Angli, më 1 tetor 1946, nga Roland Berrill dhe Lancelot Ware.
Ajo arriti të hynte në këtë shoqatë falë një testi inteligjence, i cili zbuloi se vajza ka një koeficient intelektual më të lartë se sa Albert Ajnshtajn.
Vajza quhet Anwita Patil, nga Mançesteri (Mbretëria e Bashkuar). Ajo regjistroi 162 pikë, më e larta e mundshme në kategorinë e saj të moshës, duke e vënë atë përpara shkencëtarëve që konsiderohen të kenë një IQ rreth 160.
Prindërit e Patil, duke folur për “Manchester Evening News”, thanë se ishin të mahnitur nga inteligjenca natyrore e vajzës së tyre. Duhet të theksohet se fëmija ka dy referenca të shkëlqyera: babai i saj, i cili është konsulent për NHS në Mançester dhe nëna e saj, e cila ka një doktoraturë në matematikë, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Të impresionuar nga aftësitë e vajzës, prindërit e saj vendosën që Patili të bënte testin, i cili përbëhet nga dy pjesë: e para vlerëson aftësinë gjuhësore, ku ajo mori 162 dhe e dyta, që vlerëson vetëdijen vizuale dhe hapësirën, ku mori 140.
Pasi shënoi notat më të larta në një nga testet, ajo ishte në gjendje t’i bashkohej Mensa-s, shoqërisë më të vjetër dhe më të madhe të inteligjencës në botë, e cila pranon vetëm njerëz që mund të dëshmojnë se kanë një IQ të lartë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe










