Kosova
127 persona të diagnostikuar me zgjebe në Kosovë
Në muajin janar janë paraqitur 127 pacientë të infektuar me sëmundjen e zgjebes në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Klan Kosova shkruan se 10 prej tyre janë të hospitalizuar, derisa shtohet se ky numër është i lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas drejtuesit të klinikës, Enver Krasniqi, arsyeja kryesore e rritjes së numrit të rasteve është trajtimi joadekuat i pacientëve, apo thënë më thjesht, kur në një familje infektohet njëri nga anëtarët, duhet të trajtohen edhe të tjerët njëkohësisht, ose përndryshe sëmundja mbetet me muaj të tërë në atë familje.
Manifestimi i ndryshimeve në lëkurë dallon te fëmijët dhe tek të rriturit, mirëpo të vegjlit janë më të prekurit, derisa rastet e komplikuara duhet të mjekohen në spital.
Siç e shpjegon dermatologu, Krasniqi, bartja e këtij infeksioni nuk ka të bëjë me mungesën e higjienës bazuar në evidencat shkencore.
Zgjeba është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një parazit, derisa kontakti lëkurë me lëkurë dhe përmes ndërrimit të rrobave bën që të bartet, aq më tepër në bashkësi të mbyllura, si kopshte, konvikte dhe të ngjashme./Klan Kosova
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













