Kosova
13 të vdekur dhe 444 raste me COVID-19 në Kosovë
13 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Me 13 vdekjet e regjistruara të martën, shifra totale e të vdekurve në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, si pasojë e virusit, ka shkuar në 1668.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 444 raste pozitive, nga testimi i 2410 mostrave. Sërish Prishtina prin me 235 raste të reja.
Janë shëruar edhe 452 pacientë, duke e çuar totalin e të shëruarve në 62 mijë e 650 nga 74 mijë e 79 rastet e regjistruara deri tash.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











