Bota
15 milionë vajza në botë martohen para moshës 18-vjeçare
Në gjithë botën martohen 15 milionë vajza para moshës 18- vjeçare, disa prej tyre sapo kanë mbushur 10 vjet, sipas të dhënave të organizatës së OKB-së për fëmijë, UNICEF.
Sipas një studimi të organizatës për mbrojtjen e fëmijëve “Save the children”, ka një lidhje direkte mes martesës së hershme, shtatzanisë dhe vdekshmërisë së foshnjave. “Gjatë shtatzanisë dhe lindjes rritet rreziku për nënat e reja”, thotë Susanne Schröter, drejtoreshë e institutit të Frankfurtit, Islami Global, përcjell albinfo.ch.
Pas lindjes, nënat e reja janë të mbingarkuara, sepse janë vetë fëmijë, thotë ajo. “Ky është një skandal, absolutisht. Vajzat e reja shfrytëzohen sistematikisht, sepse dhëndri shpesh është shumë më i moshuar. Ato nuk mund të mbrohen, sepse marrëdhëniet e pushtetit janë të tilla që ato nuk mund të bëjnë dot rezistencë”.
Në bazë të konventës së Kombeve të Bashkuara, në shumicën e vendeve lejohet martesa e vajzave prej moshës 18 vjeçe. Nga vitet 2015-2017 vende si Çadi, Malaui, Zimbabve, Kosta Rika, Ekuadori e Guatemala e kanë rritur moshën e martesës së vajzave në 18 vjeç. Susanna Krüger, drejtoreshë e organizatës “Save the children”, thotë për Deutsche Wellen se “kuadri ligjor ndihmon në ndryshimin afatgjatë të strukturave shoqërore”.
Megjithatë nga viti 2015 në gjithë botën janë rritur rastet e martesave me minorene nga 11,3 në 11,5 milionë, një tendencë në vazhdim. Varfëria, lufta dhe konfliktet e mbajnë këtë sistem në funksionim. Krüger sqaron se vetëm futja e një ligji në fuqi nuk mjafton. “Feja, kultura, strukturat shoqërore apo patriarkale janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe e kushtëzojnë njëra-tjetrën”.
Objektivi i OKB-së është që pas vitit 2030 të mos ketë më martesa të vajzave të mitura. Organizata “Save the children” kërkon që politika të veprojë më me forcë kundrejt fenomenit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











