Kosova
156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike
Së fundmi, kryeministri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në vlerë prej 2 milionë eurosh, me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan, përcjell albinfo.ch.
Hoti, me këtë rast tha se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga kjo masë. Ai ka shtuar edhe se do të rritet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike vitin e ardhshëm.
“Bëhet fjalë për rreth 500 punëtorë që do të përfitojnë nga bizneset tuaja. Shpresoj që kjo masë është një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Kemi marrë edhe masa tjera përfshirë atë për 60 milionëshin dhe atë për bujqësi. Kurse një masë ka qenë për bizneset joshumicë”, ka deklaruar Hoti. “Jemi të detyruar që edhe vitin e ardhëm të parashohim masa të tjera dhe besoj që ndihmesat do të rriten. Ne po bisedojmë edhe me donatorë të jashtëm. Ne gjatë kësaj periudhe jemi munduar që t’i qëndrojmë afër familjeve e bizneseve. Do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë deri sa ta kalojmë këtë periudhë të vështirë. Komplet Fondin për Ekonomi deri në fund të vitit do ta fusim në ekonomi”.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan, ka uruar të gjithë përfituesit e skemës së grantëve, skemë kjo e cila kap vlerën 8 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
“Aplikuesit besojmë që i kanë pasur në dispozicion të gjitha udhëzimet lidhur me kriteret dhe procesin e aplikimit. Nga 667 aplikantë që kanë qenë gjithsej, sot në këtë ceremoni po nënshkruajmë kontratat me 156 prej tyre si përfitues nga pesë rajone të zhvillimit, lot 1 në total 59 përfitues dhe lot 2, 97 biznese ose përfitues“, tha ai.
Sipas tij, kjo skemë synon të punësojë rreth 500 punëtorë të rinj, do të kontribuojë në avancimin e proceseve të bizneseve dhe rritjen e eksportit.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












