Tematike
16 vjet burg kosovarit për vrasjen e 17 vjeçares
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka shkuar më larg se ajo qarkut, e cila e kishte dënuar kosovarin me 13.5 vjet burg për vrasje me paramendim
Është cilësuar nga prokuroria si ekzekutim i kryer me gjakftohtësi, vrasja që më 7 mars të vitit 2009 e kishte kryer shqiptari sot 24 vjeçar, duke e qëlluar me dy plumba në kokë nga afërsia të dashurën e tij 17 vjeçe. Kështu, Gjykata e Lartë e Cyrihut i ka shqiptuar të mërkurën dorasit një dënim prej 16 vitesh heqje lirie për veprën penale vrasje të rëndë.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka shkuar më larg se ajo qarkut, e cila e kishte dënuar kosovarin me 13.5 vjet burg për vrasje me paramendim. Në këtë mënyrë është realizuar qëllimi i prokurorit për kualifikimin e veprës si vrasje e rëndë. Ai e ka përshkruar vrasjen si një veprim të rëndë dhe pa asnjë motiv mbi vajzën e pambrojtur. Duke treguar një mungesë vlerësimi të jetës së tjetrit, ai ka ekzekutuar të dashurën e tij duke e qëlluar atë drejtpërdrejtë në kokë. Edhe zvarritja e dërgimit në spital të vajzës së plagosur, tregon, sipas padisë, mungesën e ndjenjave njerëzore te vrasësi.
Trupi gjykues i ka shqiptuar atij po ashtu edhe masën e trajtimit psikiatrik ambulator, masë që nuk e shtyn zbatimin e dënimit me burg.
Nga ana tjetër, avokati i dorasit ka folur për një aksident dhe ka kërkuar dënim për vrasje nga pakujdesia. Sipas tij, në këtë rast nuk është arritur të dëshmohet qëllimi për vrasje. I mbrojturi i tij ka bërë një marrëzi, por vrasja nuk ka qenë qëllimi i tij. Ai ka menduar se revolja nuk kishte plumba brenda.
Ndërsa avokati i prindërve të viktimës ka kërkuar që të sqarohet përfundimisht shkaku i vdekjes së bijës së tyre. Ata nuk duan hakmarrje por duan vetëm zbardhjen e krimit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











