Bota
168 të vdekur nga cunami
Pamjet e pasgoditjes nga cunami në zonat bregdetare tregojnë gjurmët e pemëve të çrrënjosura dhe mbetje të tjera të shpërndara përbri plazheve
Një dallgë e madhe cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 persona pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet më të populluara të ngushticës “Sunda” të Indonezisë, gjatë mesnatës së të shtunës, duke lënë pas një valë të gjerë shkatërrimi dhe duke shkaktuar panik edhe më në brendësi të ishullit.
Qindra ndërtesa u shkatërruan nga dallga gjigante e ardhur prej detit dhe që goditi ishullin jugor të Sumatrës, por edhe brigjet perëndimore të Javës rreth orës 21:30 të mbrëmjes, me atë lokale, pas shpërthimit të një vullkani të njohur si “fëmija” i vullkanit të famshëm “Krakatoa”, transmeton “TCH”.
Këtë njoftoi Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë kombëtare për Fatkeqësitë Natyrore, teksa shtoi se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar ende nën rrënoja për të mbijetuar, ndërsa deri tani 168 persona janë konfirmuar të vdekur, 745 të tjerë të plagosur dhe 30 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur në 3 rajone gjithsej, përcjell albinfo.ch.
Pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një “mur” gjigant uji që u ngrit papritur mbi një koncert që po mbahej në ambient të hapur nga grupi i muzikës pop “Seventeen”, e pasi “spastroi” pjesëtarët e bandës nga skena, nisi të përmbyste edhe audiencën. Në një njoftim përmes Instagramit, lideri i grupit tha se dy pjesëtarë të tij kishin humbur jetën.
Ndërkohë, pamjet e pasgoditjes nga cunami në zonat bregdetare tregojnë gjurmët e pemëve të çrrënjosura dhe mbetje të tjera të shpërndara përbri plazheve.
Autoritetet thonë se cunami mund të jetë shkaktuar nga një rritje jonormale e baticës, për shkak të hënës së re dhe rrëshqitjeje nënujore, pas shpërthimit të vullkanit “Anak Krakatoa”, i cili krijon kështu edhe një ishull të vogël në ngushticën “Sunda” mes Javës dhe Sumatrës.
Pantauan udara daerah terdampak tsunami di Pantai Kalianda Kabupaten Lampung Selatan. Korban dampak tsunami di Lampung Selatan per 23/12/2018 pukul 13.00 WIB: 35 orang meninggal duniq, 115 orang luka dan 110 unit rumah rusak. Pendataan masih dilakukan. pic.twitter.com/HcXVkEhqBx
— Sutopo Purwo Nugroho (@Sutopo_PN) December 23, 2018
Indonezia është një prej zonave më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pasi shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, ku pllakat tektonike përplasen me njëra-tjetrën, duke e bërë këtë zonë të prekshme nga vullkanet dhe tërmetet më të fuqishme të botës.
Herën e fundit ishte qyteti Palu në Sulawesi që u godit nag një tërmet dhe cunami në shtator, duke lënë të vrarë mijëra pesona. Ndërsa më 26 dhjetor të 2004-s, një cunami i shkaktuar nga tërmeti nënujor me magnitudë 9.3, buzë brigjeve të Sumatrës në Indonezinë perëndimore, vrau 220 mijë njerëz përreth oqeanit Indian, përfshi 168 mijë në Indonezi.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve Që nga fundi i vitit 2025, Swiss Federal Railways ka lejuar pasagjerët të rezervojnë paraprakisht ulëset... -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ












