Lajme
17% e kafshëve të egra zvicerane, në prag të zhdukjes
Diversiteti i specieve në Zvicër është nën presion në rritje me 17% të klasifikuar si të rrezikuar në mënyrë kritike ose të rrezikuar, përcjell albinfo.ch.
16% të tjera klasifikohen si të pambrojtura, sipas dy raporteve të lëshuara nga Zyra Federale për Mjedisin (FOEN) të hënën, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik. Në total, popullsia ka rënë me 30% gjatë 10 vjetëve të fundit.
Disa lloje preken më keq se të tjerët. Kërcënimi për shumë lloje peshqish, zvarranikësh dhe shpendësh është rritur gjatë dekadës së fundit, sipas FOEN.
“Fatmirësisht, ka edhe disa suksese. Falë masave të synuara, Lejleku i Bardhë është hequr nga lista e kuqe”, tha drejtoresha e FOEN, Katrin Schneeberger, në një konferencë për shtyp të hënën.
Raportet tregojnë gjithashtu për përkeqësimin e disa mjediseve me vlerë ekologjike dhe mungesën e lidhjes mes tyre. Në vitet e fundit, sektori i bujqësisë ka arritur të rrisë përqindjen e tokës së lënë mënjanë për kafshë të egra, e cila është e dobishme për diversitetin e specieve.
Sipas qeverisë, ka potencial të madh edhe në zonat urbane. Në terma konkretë, kjo nënkupton krijimin e zonave afërsisht natyrore, si hapësirat e gjelbra, pyjet urbane, trupat ujorë ose çatitë dhe fasadat e gjelbra, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














