Lajme
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute of Technology dhe do t’i bashkohet kompanisë amerikane Plaid si inxhiniere softuerike.
Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë shqiptarë. Era Syla ka përfunduar me sukses studimet Master of Engineering in Electrical Engineering and Computer Science në Massachusetts Institute of Technology (MIT), një nga universitetet më prestigjioze në botë, shkruan albinfo.ch.
“Javën e kaluar diplomova në MIT me titullin Master of Engineering në Electrical Engineering and Computer Science. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi”, është shprehur ajo.
Era ka njoftuar gjithashtu se kapitulli i saj i ri profesional do të nisë në muajin gusht, kur do t’i bashkohet kompanisë amerikane Plaid si Software Engineer në zyrën e saj në New York.
“Jam e emocionuar që do t’i bashkohem ekipit të Plaid, ku pres të mësoj nga një ekip i jashtëzakonshëm, të ndërtoj produkte që ndihmojnë njerëzit dhe të vazhdoj të rritem si inxhiniere”, ka theksuar ajo.
Diplomimi në MIT përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike dhe është një dëshmi e potencialit të të rinjve shqiptarë që po shkëlqejnë në universitetet dhe kompanitë më prestigjioze në botë./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës Në prag të çerekfinales me Argjentinën, Canal26 i kushton një profil të veçantë kapitenit shqiptar, duke... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut













