Kosova
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen, sot po vazhdon si një aksion që bashkon qytetarë, vullnetarë dhe dashamirës të natyrës
Për të dytin vit me radhë, një iniciativë e nisur nga mërgata shqiptare në Zvicër rikthen vëmendjen te kujdesi për vendlindjen dhe mjedisin. Arben Lahu, me prejardhje nga Gollaku, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, vazhdon aksionin vullnetar për pastrimin e magjistrales Prishtinë – Mutivodë, me synimin që kjo nismë të shndërrohet në një aktivitet tradicional të përvitshëm
Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen, sot po vazhdon si një aksion që bashkon qytetarë, vullnetarë dhe dashamirës të natyrës.
Me vetiniciativë dhe vetëfinancim Arben Lahu ka marrë përsipër organizimin e këtij aksioni, duke siguruar pajisjet e nevojshme dhe duke motivuar qytetarë e vullnetarë që t’i bashkohen kësaj nisme për mjedisin dhe vendlindjen.
“Distanca nuk e zbeh lidhjen me vendlindjen. Edhe pse jetoj dhe punoj në Zvicër, Gollaku është vendi ku janë rrënjët dhe kujtimet e mia. Këtë aksion e kam nisur me dëshirën që secili prej nesh të japë një kontribut konkret për vendin prej nga vjen. Dëshira ime është që kjo nismë të vazhdojë çdo vit dhe të kthehet në një traditë të përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj mjedisit”, shprehet Arben Lahu, iniciator i aksionit.
Aksioni i këtij viti do të mbahet më 1 dhe 2 gusht. Ditën e parë, pastrimi do të zhvillohet nga Prishtina deri te pika kufitare në Mutivodë, ndërsa ditën e dytë do të vazhdojë nga Keqekolla deri në Orllan dhe në zona të tjera përreth, sipas mundësive.
Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet hapësirave më të frekuentuara përgjatë kësaj zone, përfshirë stacionet e autobusëve, varrezat, përmendoret, shkollat, oborret e xhamive dhe vendet ku ka më shumë nevojë për mirëmbajtje.
Për pjesëmarrësit, Kampanja “Gollaku pa mbeturina” do të sigurojë dorëza pune, thasë për mbeturina, bluza të aksionit dhe kapëse për grumbullimin e mbeturinave. Gjithashtu gjatë aktivitetit do të ofrohen ujë, pije freskuese dhe ushqim për të gjithë vullnetarët.
Vendtakimi do të jetë te Bunari i Hajratit në dalje të Prishtinës, ndërsa aksioni do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në 18:00.
Pamjet që shoqërojnë këtë artikull janë nga aksioni i realizuar vitin e kaluar, kur për herë të parë u jetësua kjo ide. Këtë vit, nisma vazhdon me qëllimin që të rritet pjesëmarrja dhe të ndërtohet si një aktivitet i përvitshëm në shërbim të komunitetit dhe mjedisit.
Të interesuarit për pjesëmarrje mund të kontaktojnë në:
WhatsApp: +41 79 959 80 30
Tel: 049 699 002 (nga data 24.07.2026)
ose përmes faqes zyrtare në Facebook: Kampanja “Gollaku pa mbeturina”
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së


















