Kosova
17 Vjet Pavarësi: Diaspora, drita e ditëve të errëta të Kosovës e forca e çlirimit të saj
Ëndrra e shumë brezave në Kosovë mban vulën e datës 17, muajit shkurt dhe vitit 2008. Do të ishte një ditë e zakonshme sikur të mos shënonte momentin kulminant të sakrificës së brezave të tërë për liri e pavarësi. 17 shkurti i Kosovës e këtë vit 17 vjetori i pavarësisë, është një reflektim për brezat që shkuan e ata që do të vijnë. Ata që e jetuan ishin me fat e ata që do ta jetojnë aq sa do të jetojë edhe shteti i Kosovës, do të duhet ta kujtojnë gjithë këtë histori, me mund e gjak për këtë ditë.
Në këtë ditë e për këtë ditë u dha shumë e u bë shumë. Por në këtë ditë të veçantë, është e rëndësishme të theksohet roli i jashtëzakonshëm i diasporës kosovare në gjithë këtë rrugëtim. Diaspora e cila dikur u dëbua me dhunë nga vendi e që asnjëherë nuk arriti të gjente atdheun jashtë. Pikërisht kjo diasporë, me solidaritetin, ndihmën financiare dhe lobimin ndërkombëtar, u bë edhe zëri i Kosovës i cili u dëgjua nga ndërkombëtarët. Diaspora përveç tjerash organizoi edhe protesta para selive kyçe të institucioneve ndërkombëtare duke tërhequr vëmendjen ndaj dhunës e represionit që po ushtrohej në Kosovë. Edhe në luftë nuk mungoi kontributi i saj. Mërgimtarët luajtën një rol të paçmuar në përpjekjet për çlirimin e Kosovës. U bënë një nga faktorët kryesorë që mundësuan ndihmën ndërkombëtare, sidomos mbështetje financiare dhe logjistike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lëvizja, e udhëhequr kryesisht nga bashkatdhetarët në Evropë dhe Amerikë, krijoi mundësi të mëdha për diplomacinë e Kosovës dhe tërhoqi vëmendjen e shteteve të rëndësishme të botës.
Sfidë nuk ishte vetëm arritja deri tek çlirimi e liria për të cilën u pagua çmim i lartë. Paslufta dëshmoi se diaspora vazhdoi të ishte një forcë e rëndësishme mbështetëse, duke kontribuar në rindërtimin e vendit, dërguar remitenca për familjet. Por ata nuk i ndihmuan vetëm Kosovës. Por edhe vetes. Me organizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative diaspora dëshmoi se din të ruajë edhe identitetit kombëtar dhe përhapjen e kulturës kosovare në botë. Prandaj edhe pa kontributin dhe angazhimin e diasporës kosovare, mozaiku e rrugëtimi i Kosovës nuk do të ishte ky që është. Ata dëshmuan se pavarësisht se fizikisht larg atdheut ishin, ata janë gjithmonë pranë Kosovës, duke kontribuar për të arritur një të ardhme më të ndritur edhe sot e kësaj dite.
Andaj, në këtë përvjetor, është momenti kur duhet falënderuar diasporën për përkushtimin dhe dashurinë e saj për atdheun duke nderuar gjithë angazhimin për lirinë, pavarësinë e zhvillimin ekonomik të Kosovës. dojë të rritet dhe zhvillohet.
Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











