Lajme
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës
Shumica e tyre ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 1,000 persona), ndërsa të tjerë janë në Oman (230), Katar (170), Izrael (120) dhe Liban (60)
Rreth 1,750 shtetas zviceranë janë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme, sipas të dhënave të fundit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (DFAE).
Ata kanë kërkuar ndihmë për t’u kthyer në Zvicër përmes aplikacionit zyrtar Travel Admin, transmeton albinfo.ch.
Shumica e tyre ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 1,000 persona), ndërsa të tjerë janë në Oman (230), Katar (170), Izrael (120) dhe Liban (60).
Rreth 200 të tjerë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të rajonit si Arabia Saudite, Jordania dhe Kuvajti.
Numri i personave të bllokuar ka rënë gradualisht ditët e fundit, pasi disa kanë arritur të largohen me fluturime komerciale ose me ndihmë konsullore.
Autoritetet zvicerane vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe u rekomandojnë qytetarëve që ndodhen në rajon të regjistrohen në aplikacionin Travel Admin.
E-Diaspora
-
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” Turneu në shqip do të fillojë në ora 12:00, ndërsa takimi me pjesëmarrësit do të bëhet... -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm
Jeta në Zvicër
-
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët Ekspertët paralajmërojnë se në të ardhmen çmimi mund të arrijë deri në 2 franga për litër... -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt -
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër -
Turizmi zviceran në rrezik










