Jeta në Zvicër
18 gra vdiqën si pasojë e dhunës në familje
Sipas statistikave, vitin e kaluar 19 persona, duke përfshirë 18 gra, vdiqën nga dhuna në familje.
Zyra Federale e Statistikave (FSO) prezantoi statistikat e akteve kriminale të policisë, ndërsa për rastet në fjalë tha se do të ofrojë informacione të hollësishme në qershor.
Në përgjithësi, krimi në Zvicër ka vazhduar të bjerë vitin e kaluar. Numri i veprave penale është ulur për 4.1 për qind, në rreth 470 mijë. Gjithsej 467.731 vepra penale u regjistruan kundër Kodit Penal. Ky ishte niveli më i ulët që nga rishikimi i statistikave në vitin 2009.
Në anën tjetër, janë rritur për 3.6 për qind vepra të rënda të dhunshme. Po ashtu në këto statistika bëhet e ditur për 45 vrasje, përcjell albinfo.ch.
Më e lartë se sa në vitin paraprak ishte numri i vrasjeve në tentativë (33 për qind).
146.731 herë është vjedhur diçka në Zvicër në vitin 2016, pa llogaritur automjetet. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i vjedhjeve ka rënë prej 9 për qind. Rënie është regjistruar edhe sa i përket vjedhjeve të makinave, biçikletave dhe motoçikletave (-6 për qind). Por janë rritur në mënyrë të konsiderueshme veprat për mbledhjen e paautorizuar të të dhënave dhe ndërhyrjes në sistemet kompjuterike.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












