Futboll
100 ditë nga fillimi i Botërorit: Shumë dilema para Kupës së Botës
Ajo që duhet të ishte një festë, numërimi mbrapsht i 100 ditëve, tani është një event i rrethuar na një det dyshimesh, pasiguria pushton një turne për të cilin janë ngritur shumë pikëpyetje
Bota është një kaos total pas sulmit të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit dhe përgjigjes së këtij të fundit në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme me baza amerikane në to.
Dhe e gjithë kjo kur duhen edhe 100 ditë nga fillimi i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, Kupa e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, turne ku është kualifikuar edhe Irani.
Por parashikimet për këtë të fundit nuk janë shumë të mira teksa vetë presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit vuri në dyshim praninë e kombëtares së Iranit në këtë edicion të Kupës së Botës, ndërkohë që kritikat për përshkallëzimin e këtij konflikti të nisur nga SHBA dhe Donald Trump janë gjithnjë e më të forta, transmeton albinfo.ch.
Ajo që duhet të ishte një festë, numërimi mbrapsht i 100 ditëve, tani është një event i rrethuar na një det dyshimesh, pasiguria pushton një turne për të cilin janë ngritur shumë pikëpyetje.
FIFA përmes sekretarit të Përgjithshëm, Mathias Grafström tha se po monitoron situatën, por duket shumë e komplikuar që ky organizëm të bëjë diçka kundër një prej vendeve organizatore, SHBA dhe një prej partnerëve kryesorë, Trump, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj nga fillimi i Botërorit.
Situata në Lindjen e Mesme është gjithnjë e më e destabilizuar. Të hënën u bombardua një nga rafineritë që i përkisnin kompanisë Aramco, një prej kompanive më të mëdha të naftës në botë dhe partner i FIFA dhe sponsor zyrtar i Botërorit.
Ndërkaq, futbollistë, trajnerë dhe punonjës të huaj në vendet pranë Iranit si Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman apo Bahrejn kanë mbetur të bllokuar. ‘Luajtëm një ditë më parë një ndeshje të Kupës dhe kishim ditën e lirë. Kur ishim pranë, nisën të binin sirenat e alarmit dhe punonjësit e sigurisë na thanë se duhej të ktheheshim sepse sulmuan ambasadën e SHBA. Ishim të frikësuar, kjo duhet të përfundojë-tregon Miguel Angel Baltanas, anëtar i stafit teknik të Al Muharraq SC në Bahrein.
Por në këtë moment, nuk është vetëm Irani në dyshim për botërorin 2026; edhe Haiti që kthehet në një Kupë bote, pas 52 vitesh, është në listën e 14 vendeve jo të rregullta sipas politikës së emigracionit të Trump dhe për këtë arsye asnjë prej shtetasve haitianë nuk lejohet të hyjë në SHBA. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë përjashtim gjatë 38 ditëve të Botërorit
Një tjetër problem që lindi në prag të Kupës së Botës, lidhet me Meksikën, vendin tjetër pritës të kompeticionit. Dhuna e shfaqur në vend pas vrasjes së shefit të kartelit të Jaliscos, El Mencho, ka prekur qytetet meksikane që do të presin ndeshjet e Botërorit sic është Guadalajara, ku në 26 qershor është programuar të luhet psh ndeshja me Spanjës dhe Uruguait, sfida e fundit në grup.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













